Mbaroi i dyti SSF: VENDOSI ULQININ NË HARTËN BOTËRORE

Southern Soul FestivalEdicioni i dytë i festivalit të Ulqinit Southern Soul, ka mbaruar të dielën në mbrëmje, ndërsa gjatë katër ditët e kaluara në plazhin Dolcionium janë prezantuar më shumë se 40 artisë të muzikës soul, jazz, funk, hip-hop, disko, house nga të gjithë anët e botës, shkruan “Vijesti”.

“Southern Soul Festival me edicionin e tij të dytë ka plotësuar të gjitha pritshmëritë dhe ka vendosur Malin e Zi në skenën e botërore të muzikës. Performanca fantastike live e yllit britanik të muzikës soul Omar-it, e projektit japonez HEX, muzika fantastike e DJ-ve Osunlade, Shuye Okino dhe një sërë performuesish tjerë të huaj dhe vendas kanë kënaqur publikun e shumtë në podiumin unik ranor”, kanë thënë nga stafi organizues dhe kanë paralajmëruar që festivali do të mbahet edhe vitin tjetër, si dhe që artisët e shumtë nga Britania e madhe, Rusia, Japonia dhe Franca kanë vërtetuar ardhjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi