Mbas 18 vitesh: PRAPË INICIATIVA PËR RINDËRTIMIN E KISHËS NË KALA

starigradulcinjtoulcinj1Kisha malazeze-bregdetare ka nisur iniciativën për rindërtimin e kishës në Kala, shkruan “Vijesti”.

Siç thonë në këtë institucion fetar, njëzet metër nga hyrja jugore në Kala, nga ana e majtë, ishte kisha ortodokse.

Prifti Radojica Bozhoviq për këtë gazetë ka thënë se iniciativa akoma është e karakterit të brendshëm.

Sipas fjalëve të kryetarit të shoqatës “Kalaja” Ismet Karamanaga, lokaliteti i përmendur nuk është hulumtuar mjaftueshëm, kështu që kjo gjë duhet të bëhet në të ardhmen. “Rezultatet paraprake kanë treguar se aty ekzistonte katedrala katolike nga shekulli 13, ndërsa brenda saj kisha më e vogël nga shekulli 9, kur krishterimi ishte i pandarë”, tha ai duke theksuar se kjo është trashëgimi e të gjithëve dhe ashtu duhet të mbes.

Iniciativë e ngjashme, përndryshe, është iniciuar në vitin 1997.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi