Mbas apelit të dytë: U MBLODHËN 20 MIJË EURO PËR MISS SHQIPËRIA

Miss Shqiperia skenaMbasi që të shtunën kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka “qortuar” biznesmenët lokal për shkak të lajmërimit të dobët për sponsorim të manifestimit Miss Shqipëria 2014. Kur bëhet fjalë për detyrimet e pushtetit lokal, erdhi përgjigja e tyre adekuate. Në xhiro llogarinë e veçantë, siç mëson Portali UL-info, janë paguar afër 20 mijë euro.

Në këtë mënyrë komuna, e cila tash tre javë është në bllokadë financiare, mund të kryej detyrime e veta të ndërmarra.

Komuna me organizatorët e këtij manifestimi është dakorduar që për organizimin e saj të paguaj 10 mijë euro.

Numri i xhiro llogarisë në të cilën mund të paguhen mjetet është 520-18568-49, për Miss Shqipëria.

Foto: E. Taipi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi