Pak para orës 20 përfaqësuesit e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit arritën me përpjekje të mëdha të fikin zjarrin i cili disa orë ishte aktiv në Plazhin e madh.
Flaka shpërtheu pas plazhit të njohur Coco Beach dhe me atë rast janë djegur dhjetra hektarë të bimësisë së ultë.
Për shkak të erës ekzistonte rreziku që zjarri të përhapet edhe në zonën më të gjerë të Shtojit.
Në të ardhmen do të përcaktohen arsyet e shpërthimit të zjarrit, edhe pse është e gati e sigurt se bëhet fjalë për pakujdesinë njerëzore.