Mbasi që së shpejti të jap dorëheqje nga vendi i deputetit në Parlamentin e Malit të Zi Nik Gjeloshaj do të kthehet prapë të mbuloi funksionin e drejtorit të Drejtorisë për arsim të përfaqësuesve të popullit pakicë dhe komuniteteve tjera të pakicave nacionale në Mal të Zi, mëson Portali Ul-info.
Gjeloshaj në këtë vend në Qeverinë e Malit të Zi ishte deri në fillim të marsit të vitit të kaluar.
Sipas marrëveshjes së koalicionit, atë në Parlament do ta zëvendësojë lideri i Lidhjes demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi.
Deri tek zëvendësimi, përndryshe, duhej të vinte që para dy muajsh, si dhe në rastin e koalicionit tjetër shqiptar, gjegjësisht që deputetin e Forcës Genci Nimanbegu ta zëvendësoi funksionari i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj.