Nga qeverisja lokale në Ulqin kanë njoftuar se javën e ardhshme do të zhbllokohet llogaria e Komunës së Ulqinit.
Ajo është tash dy muaj në bllokadë për vlerën prej rreth gjysmë milioni euro. Në ndërkohë kanë ardhur edhe disa detyrime për pagesë të dhunshme, kështu që nga llogaria e Komunës do të hiqen edhe rreth tridhjetë mijë euro.
Në dy vitet e kaluara nga Komuna e Ulqinit, në bazë të vendimeve gjyqësore, janë paguar mbi 2,5 milion euro.
Që bëhet fjalë për shumë të madhe tregon fakti që buxheti i sivjetmë i Ulqinit është rreth shtatë milion euro, apo që 2,5 milion euro janë të mjaftueshme që të shlyhen pagat për të punësuarit në administratën lokale për 12 muaj!