Ulqinakët Blazho Gjakonoviq dhe Branislav Ziramov, janë liruar nga akuzat për kontrabandë të 6 kg drogë, mëson Portali Ul-info. Ato, siç shkruante Vijesti, u arrestuan të premten në pikën kufitare Horgosh, kah Hungaria. Droga ndodhej në autobus, ndërsa hetimet kanë treguar që Gjakonoviq dhe Ziramov, nuk kishin lidhje me kontrabandën e drogës.
Mbas 48 orëve burgim, ato sot u lëshuan në liri.
Gjakonoviq dhe Ziramov janë përfaqësuar nga avokati nga Subotica, Mile Usniq, sipas detyrës zyrtare.
Ulqinakët këto dy djem i njohin si shembullor dhe të qetë, e as në polici nuk kanë asnjë lloj dosie.