Manifestimi tashmë tradicional Green Culture Fest (GCF) do të mbahet në Ulqin në shtator të vitit të kaluar.
Marrëveshjen për bashkëpunim dhe organizim të përbashkët të GCF-së së tretë e nënshkruan sot kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe përfaqësuesja e OJQ “Rethi” nga Londra Vesna Sokolovska.
Sipas fjalëve të Gjekës, ky manifestim do ti ndihmojë promovimit të Ulqinit, si destinacion turistik, si dhe zgjatjes së sezonit.
Sokolovska tha që është e lumtur që komuna e cila është jashtëzakonisht e bukur ka njohur rëndësinë e “ekonomisë së gjelbër”.
Në nënshkrimin e kontratës ishin të pranishëm nënkryetarja e komunës Zenepa Likoviq, drejtoresha e OT Zana Sarvan, si dhe prof. Habib Llesheviq, bashkë-organizator i GCF-së, si dhe përfaqësuesi i Zyrës komunale për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte.
Këtë vit GCF është mbajtur në Porto Montenegro.