Kryetari i Ulqinit Fatmir Gjeka ka deklaruar për “Vijesti” se uji në burimin në Lisna Borë është i rregullt për përdorim, por problem me siguri është krijuar në rrjetin sekondar, gjegjësisht për shkak të vjetërsisë së rrjetit të ujësjellësit.
Shumica e tubave nëpërmjet të cilëve uji mbërrin deri tek konsumatorët në Ulqin janë të moçëm mbi tre dekada.
E gjitha kjo edhe njëherë fuqishëm imponon nevojën e rikonstruktimit urgjent të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në qytet. Përkundër marrëveshjes me Gjermanët, për shkak të konflikteve të paarsyeshme në koalicionin qeverisës, fillimi i realizimit të këtij investimi prej mbi 20 milion euro për muaj tash disa muaj shtyhet.