Mbas tentimit të vrasjes: U ARRESTUA SHTETASI I SHQIPËRISË

Ulqin, UlcinjPolicia e Ulqinit ka arrestuar shtetasin e Shqipërisë A.K. (22) nga Shkodra, për dyshim se ka tentuar të vras J.P. nga Ulqini. Nga Drejtoria e policisë është lajmëruar që, transmeton agjencia MINA, gjatë hetimeve është gjetur thika me të cilën A.K. ka tentuar të vras J.P.

“Dyshohet që A.K., me 8 tetor, rreth 20 minuta mbas mesnatës, në objektin hotelerik “Long pub Charlie” në Ulqin, mbas grindjes dhe konfliktit fizik me qytetarët e Ulqinit J.P. (21) dhe G.S. (24), me thikë në bark e ka therur J.P. dhe ka ikur nga objekti hotelerik”, thuhet në kumtesë.

Thuhet që policia mbas hetimit ka identifikuar dhe arrestuar A.K., në afërsi të kalimit kufitar Sukubinë-Muriqan.

A.K., siç dyshohet, mbas kryerjes së veprës penale ka synuar të ikë në Shqipëri. Mbas arrestimit ai, me padi penale, është dorëzuar prokurorit shtetërorë, i cili ka marrë vendim për mbajtjen e tij.

“Kundër J.P. dhe G.S. është dorëzuar Kërkesa për nisjen e procedimit penal, për dyshim që kanë kryer kundërvajtje nga Ligji për rendin publik dhe qetësinë”, përfundohet në kumtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi