Temperatura e ajrit në Ulqin të premten, mbas plotë tetë ditësh, më në fund do të jetë në plus.
Siç njoftuan meteorologët, të premten në Ulqin pritet shi, me erë të ftohtë juglindore. Temperatura e ajrit në mëngjes do të jetë rreth katër gradë, ndërsa ajo ditore rreth 10 gradë Celsius.
Edhe ditët e ardhshme do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme, me reshje të përkohshme, ndërsa temperatura e ajrit nga e diela do të jetë rreth tetë gradë Celsius.