Në Krythë të Ulqinit u gjetën eshtrat e njeriut, të cilat sipas rezultateve preliminare janë mbetjet e trupit të Pero Martinoviq (86).
Ulqinaku u zhduk me 19 maj të vitit të kaluar nga shtëpia familjare.
Sipas informatave të besueshme të “Vijesti”, kufoma u gjet në terren të papërshtatshëm, rreth një kilometër nga shtëpia e Martinoviqit.
“Në bazë të dhëmbëve të arta në nofull dhe mbetjeve të rrobave të gjetura, në mënyrë preliminare u arrit përfundimi se bëhet fjalë për Martinoviqin”, njoftohet jozyrtarisht në këtë gazetë.
Prokurori Millosh Shoshkiq ka udhëhequr investigimin dhe ka kërkuar autopsinë.