Policia deri mbrëmë vonë ka kryer hetimet në megamarketin „Solaris“ në të cilën pak pas orës 19.30 janë gjetur trupat e pa jetë të Mark Dukagjinit dhe Alldiana Cekës.
Jozyrtarisht për medie është deklaruar që Ceka kishte dy plagë në pjesën e kokës, derisa Dukagjini një në pjesën e gojës. Në zyrën e mbyllur inspektorët kanë gjetur pistoletën, prandaj mendojnë që bëhet fjalë për vrasje, e pastaj dhe vetëvrasje.
Pritet që gjatë ditës policia të deklaroi diçka më shumë rreth kësaj ngjarjes e cila e ka tronditur Ulqinin.