Mbas vendimit të KK: KUSH KUJDESET PËR XHEPIN E VET?

Kuvendi, SkupstinaRefuzimi i Kuvendit komunal të përkrah Propozim vendimin për financim të përkohshëm të administratës lokale në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, është temë e grindjeve të radhës në mes të gjithë partive nga njëra anë, dhe Forcës së re demokratike, nga ana tjetër.

“Mosmiratimi i këtij vendim është shenjë e paaftësisë dhe pakujdesisë së qeverisjes lokale e cila tani fajin e vet tenton ta kaloj tek të tjerët”, tha për “Dnevne novine” lideri i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka.

Ai theksoi që mosmiratimi i vendimit nuk do të reflektoj keq në zgjedhjet e ardhshme, por në partitë opozitare, të cilat, siç shtoi, tash 18 muaj nuk kanë marrë asnjë cent nga komuna.

Sipas fjalëve të nënkryetarit të Forcës Genci Nimanbegu, partitë e tashme opozitare ishin në pushtet deri në vitin 2011 dhe e kanë pru Ulqinin në buzë të greminës. “Ky është vendim i tyre. Duke kërkuar para nga komuna ato tregojnë qartë që më shumë shqetësohen për xhepin e vet se sa për qytetarët e Ulqinit”, tha ai dhe shprehu bindjen që deri në formimin e qeverisjes së re komuna e Ulqinit normal do të funksionoj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…