MBËSHTETJE PËR STARTUP-et E TË RINJËVE

 

 

Fillimi i një biznesi të ri kërkon një përgatitje të konsiderueshme. Aty ku tregu po has probleme, startup-et janë të parët që mund të sjellin zgjidhje të shpejta. Dhe zgjidhjet janë ide që përkthehen në biznese.
Në thelb, përkufizimi i termit dhe formës së një startup-i ka ardhur duke u përshtatur lokalisht në disa aspekte, shkallës së inovacionit, modelit të biznesit, si dhe elementeve të tjera thelbësore në këtë aspekt.


Tregjet ofrojnë mundësi kurdoherë dhe kudo. Një sipërmarrës i kërkon dhe gjen, veçanërisht ato që akoma nuk janë zbuluar nga konkurrenca. Në këtë kontekst, startup-et kanë avantazh, sepse ato janë të shkathëta për të lëvizur shpejt, në përgjigje të ndryshimit të tregut thënë ndryshe janë “adaptues të shpejtë”.
Donatorë ndërkombëtarë, në bashkëpunim me OJQ-të dhe aktorë të tjerë lokalë, kanë nxitur të menduarin sipërmarrës në qytetin tonë.

Konkretisht projekti “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësitë e karrierës në sektorin e turizmit”ia arriti këtij qëllimi. Në kuadër të këtij projektiështë inicuar startup-i ATELIE ARTISTA nga Kristina Niloviq, nxënëse e Shkollës së Mesme “Vëllazërim-Bashkim” të Ulqinit. Ajopërfitoi një mbështetje financiare me vlerë prej 2.400 eurosh për të blerë pajisjet e nevojshme si ngjyra profesionale, pëlhurë, pajisje elektronike dhe mjete të tjera të nevojshme për realizimin e këtij të fundit. Këto mjete do ta rrisin dukshëm kualitetin e punës por mbi të gjitha do t’i ndihmojnë asaj pasionin për pikturën ta kthejë në biznes fitimprurës si dhe të kyçet më shpejt në tregun e punës.

Kristina nuk kufizohet vetëm tek punimet në telajo apo vizatimet nëtekstil por ajo krijon dhe një gamë të gjerë produktesh me teknikë dhe tematikë ku çdo klient në varësi të dëshirës së tij do të mund të gjejë një dhuratë për vete dhe për të tjerët.

Kristina Niloviq është fituese e shumë çmimeve nivel kombëtarë dhe ndërkombëtarë si dhe autore e disa ekspozitave me tematika tëndryshme e që dominuese është ajo fetare. Shkollimin e mëtejshëm ajo do ta vijojë në Akademinë e Arteve në Cetinë.

Ky projekt realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian: Programi IPAII për Bashkëpunim Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri dhe zbatohet nga organizata WorldVisionAlbania në partneritet me OJQ Horizonti i Ri si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim Bashkim” nga Ulqini dhe “Hamdi Bushati” nga Shkodra. Projekti bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN
Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq njoftoi gjatë vizitës së fundit se do të shpallet një konkurs ndërkombëtar për rregullimin e Plazhit të Vogël dhe një tunelit që do ta lidhë atë me Limanin. “Kjo

CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të martën, më 6 dhe 7 shkurt, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: të hënën: në periudhën prej orës

Ulqin: PORTI I PESHKIMIT NË KEPIN E GJERANAVE DO TË KETË MBI 90 VENDE TË ANKORIMIT
Ulqin: PORTI I PESHKIMIT NË KEPIN E GJERANAVE DO TË KETË MBI 90 VENDE TË ANKORIMIT

Në fillim të Plazhit të Madh, në një sipërfaqe prej rreth 81 mijë metrash katrorë, do të ndërtohet një port peshkimi. Porti do të do të ketë dedikim të përzier, gjëgjësisht do të ketë 60  vende ankorime

OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI
OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI

Organizata Turistike e Ulqinit, nen organizimin e Organizates nacionale Turistike te Malit të Zi, po merr pjese për herë të parë në panairin e turizmit Balt Tour 2023, i cili do të mbahet në Riga nga data

TRAJNIMI I TË RINJVE PËR TË MENDUARIT KRITIK DHE TË FOLURIT PUBLIK
TRAJNIMI I TË RINJVE PËR TË MENDUARIT KRITIK DHE TË FOLURIT PUBLIK

Me pjesëmarrësit e projektit “Fuqizimi i të rinjve për edukimin mediatik dhe të menduarit kritik”, të enjten në Ulqin u realizuasesioni i trajnues i radhës. Ligjëruese në këtë aktivitet ishte gazetarja