Për shkak të mungesës së parave për heqjen e mbeturinave nga Buna, Ada dhe Plazhi i madh zgjidhja e problemit nuk shihet në horizont, pohon Aljazzera.
Vendasit e Adës paralajmërojnë që bëhet fjalë për bombë ekologjike, e cila nga viti në vit më shpejt po skadon.
“Vetëm atëherë kur çohet niveli i ujit, ai mbledh çdo gjë nga brigjet dhe të gjitha i nxjerr në grykë dhe tek ne. Pjesa më e madhe përfundon në det. Ne i mbledhim ato që janë afër shtëpive, por nuk mundemi ta pastrojmë të gjithë natyrën”, thotë Boris Mihailoviq, vendasi i Adës së Bunës.
Mbeturinat në Bunë vijnë kryesisht nga Shqipëria, nëpër rrjedhën e Drinit dhe Liqenit të Shkodrës. Askush nuk e pastron, e bëhet fjalë për bombë ekologjike, paralajmëron sektori civil.
“Këtu ka mbeturina nga gjilpëra deri tek lokomotiva, ndërsa ne më së shumti nga brengos mbeturinat mjekësore. Për disa vite, nëse kjo nuk zgjidhe, kjo do të bëhet shkretëtirë, ndërsa ky ishull i bukur – deponi”, tha Mahmut Karastanoviq nga OJQ “Buna”.