Mbeturinat në Mahallë të re: ASGJË PA KONTEJNER

Smece, mbeturinatMbas dhjetë ditësh të inicimit të fushatës për „Kohën dhe mënyrën e hedhjes së mbeturinave“ në Mahallë të re, është evidente që pa vendosjen e kontejnerëve kjo pjesë e qytetit nuk mund të jetë e pastër.

Që kjo është më se e qartë tregon fakti që një pjesë e rrugës së Ymer Prizrenit (nga trafostacioni deri tek Ullishta) ku ekzistojnë kontejnerët nuk ka problem me mbeturina.

Ky hap është i nevojshëm sidomos mbasi që udhëheqësia e re e Ndërmarrjes komunale me marrjen e disa veprimeve ka treguar dëshirën dhe gatishmërinë që gjendja e pastërtisë të përmirësohet në atë pjesë të Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…