Mbledhja e KK: FORCA NUK DO TË MARR PJESË AS TË MËRKURËN NË KUVEND

Forca e re demokratike – FORCA nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit komunal të Ulqinit i cili të mërkurën do të vazhdoj punën, është deklaruar nga kjo parti.

Siç deklaroi për media kryetari i klubit të FORCËS Fuad Haxhibeti, shumë këshilltarë kanë punë nga të cilat jetojnë. “Tani është kulmi i sezonit kështu që për shkak të obligimeve këshilltarët tanë nuk kishin mundësi të marrin pjesë në mbledhje. Përveç kësaj, akoma vazhdon agjërimi i Ramazanit”, tha ai duke theksuar që FORCA nuk ik nga diskutimi për punën e kryetarit të komunës.

“Kur partnerët tanë të koalicionit flasin për punën e Cungut, ato flasin për punën e kryetarit më të mirë të komunës në Mal të Zi”, shtoi Haxhibeti.

Cungu njëkohësisht deklaroi për “Dan” që askush nuk e konsultoi për kohën e vazhdimit të mbledhjes. “Më e rëndësishme është zgjidhja e problemeve reale të cilat i kemi në kulmin e sezonit, siç është uji, sesa raporti im i punës. Për te mund të diskutojmë më vonë”, tha kryetari i komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi