Mbledhja e KK: MET GJONI NËNKRYETAR I RI I KOMUNËS

Loro NrekiqFunksionari i lartë i Partisë demokratike Met Gjoni prej sot është nënkryetari i ri i Komunës së Ulqinit, u vendos në mbledhjen e Parlamentit lokal.

Është dhënë pëlqimi që Astrit Salaj të jetë drejtori i ri i NP “Qendra e kulturës”.

U krye edhe përzgjedhja e dy anëtarëve të Komisionit komunal zgjedhor (KKZ) nga radhët e opozitës. Në emër të PSD-së sekretar i KKZ-së do të jetë avokatja Vesna Gaçeviq – Rogova, derisa anëtar i përhershëm do të jetë përfaqësuesi i PSP-së Millosh Qetkoviq.

Këshilltarët kanë miratuar edhe Plotësimin e planit për objekte të përkohshme për vitit 2016.

“Në afat prej 15 ditësh pres që të mbahet edhe një mbledhje e Kuvendit komunal”, tha në fund të seancës kryetari i Parlamentit Loro Nrekiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi