Nesër duhet të mbahet mbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit në të cilën duhet të bihet vendimi për marrjen e kredisë prej 1,2 milion euro. Me këto mjete është parashikuar që të shlyhen pesë paga të prapambetura ndaj punëtorëve të organeve të vetëqeverisjes lokale, pjesa më e madhe e detyrimeve ndaj të punësuarve në institucione publike ndërsa një pjesë planifikohet të investohet në “makiazhin” e qytetit para sezonit kryesor turistik.
Mbas kësaj do të mbahet mbledhja e re ku në rend dite do të jenë 26 pika. Bëhet fjalë kryesisht për informata të punës së institucioneve publike në Ulqin, si dhe për kompletimin e parcelave.