Kuvendi komunal i Ulqinit ka miratuar sot Vendimin për marrjen e kredisë nga Komuna e Ulqinit tek Banka investuese evropiane për kreditimin e projektit të ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në Komunë të Ulqinit.
Siç deklaroi kryetari i KK-së Fuad Haxhibeti, ditët e ardhshme do të votohet edhe për vendimin për marrjen e kredisë nga Komuna e Ulqinit tek Banka gjermane KFW për projektin e furnizimit me ujë dhe derdhjes së ujërave të zeze.
Në këtë mbledhje folën edhe kryetari i komunës Fatmir Gjeka me bashkëpunëtorë, përfaqësuesit e Qeverisë së Malit të Zi, Vodakomit dhe kompanisë “Procom”.
Të gjithë folësit u pajtuan që ky vendim është ndoshta më i rëndësishmi të cilën Parlamenti i Ulqinit e miratoi në 25 vitet e fundit dhe që vetëm mbas realizimit të tij mund të priten investime në turizmin e Ulqinit.