Kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti thirri për të mërkurën, më 23 dhjetor, Mbledhjen e dytë të seancës së dytë të rregullt, mëson Portali Ul-info.
Në këtë mbledhje do të jenë në rend të ditës rebalanci i buxhetit për këtë vit, hipoteka për kredi dhe kompensimet për punëtorë të administratës lokale dhe të ndërmarrjeve publike ku themelues është Kuvendi komunal.
Nga administrata lokale kanë kërkuar që deri në fund të vitit të mbahet edhe një mbledhje e Parlamentit lokal, sepse dhjetëra vendime dhe plane me rëndësi për qytetarët presin miratimin.