Mbledhja e KK: VERIFIKOHEN DORËHEQJET E KRERËVE TË VETËQEVERISJES LOKALE

Kadri Sinani, Fuad Haxhibeti, Kuvendi, SkupstinaMbas diskutimit të gjatë, këshilltarët e Kuvendit komunal të Ulqinit të enjten kanë vërtetuar vendimin për Planin e vendosjes së objekteve të përkohshme të cilin më herët e solli kryekomunari Fatmir Gjeka.

Në mbledhjen e cila do të mbahet të hënën do të diskutohet për ndryshimet dhe plotësimet e Planit detaj urbanistik „Fusha e Ulqinit“.

Është bërë verifikimi i dorëheqjes të cilën të mërkurën e dha kryetari i Komunës.

Dorëheqjen në mbledhje e dha edhe kryetari i Parlamentit lokal Fuad Haxhibeti.

Përndryshe, më shumë se një orë ka zgjat harmonizimi rreth pikave të rendit të ditës. Këshilltarët e opozitës, por edhe të koalicionit „Bashkë për të ardhmen e Ulqinit“, kanë kritikuar mënyrën e thirrjes dhe mbajtjes së mbledhjes, në kundërshtim me Statutin e komunës dhe Rregulloren e punës duke thënë se thirrjet për seancë këshilltarët i morën të mërkurën pasdite.

Ato thanë se, nëse dita shihet që në mëngjes, atëherë ky është shenj i keq i fillimit të pushtetit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi