Mbledhja e Kolegjiumit të KK: DY MBLEDHJE DERI NË FUND TË MARSIT

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitNë mbledhjen e sotme të Kolegjiumit tek kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti me shefat e klubeve të këshilltarëve është arritur përfundimi që deri në fund të këtij muaji të mbahen dy mbledhje të këtij institucioni më të lartë ligjvënës në komunë.

Në mbledhjen e parë, e cila do të mbahet nga mesi i këtij muaj, do të zgjidhen trupat punuese të Kuvendit, e mbas kësaj do të caktohet seanca e re. Në atë mbledhje do të miratohet buxheti për vitin e ardhshëm, si dhe plani i rregullimit të hapësirës.

Opozita ka insistuar që niveli i arritur i demokracisë kur bëhet fjalë për transmetim direkt të seancave kuvendore në Tv duhet të ruhet, ndërsa shërbimeve është propozuar që të gjejnë mënyrat për zvogëlimin e shpenzimeve të larta për këtë segment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi