Në mbledhjen e sotme të Kolegjiumit tek kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Loro Nrekiq u vendos që mbledhja e ardhshme e Parlamentit lokal të mbahet me 1 mars, mëson Portali Ul-info.
Në rend të ditës do të jenë mbi 20 pika, ndër të cilët edhe Programi i rregullimit hapësinor për vitin 2017 dhe Plani i objekteve të përkohshme.
Këshilltarët do të sjellin vendimin edhe për formimin e ndërmarrjes “Parking shërbimi”, e cila në sirtarët parlamentare pret miratimin tash dy vite.