Mbrëmë në Kala: FILLOI FESTIVALI I FILMIT SEANEMA

Seanema otvaranjeMbrëmë në Kala filloi Festivali i katërt i filmit Seanema, të cilin e shpalli të hapur nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni.

Në hapjen e këtij manifestimi publiku mund të shihte filmin „Të thyer“.

Gjatë katër ditëve do të shfaqen rreth katërdhjetë filma në tre programe të festivalit.

Temë e edicionit të sivjetmë të festivalit është Identiteti, ndërsa do të ndahen edhe dy çmime – Çmimi i jurisë për filmin më të mirë të shkurtër dokumentar dhe Çmimi i publikut për filmin më të mirë me metrazh të gjatë të festivalit.

Ndërsa të premten u mbajt panel diskutimi i parë „Identiteti – Interaksioni – Intriga“ në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin, në të cilën folën prof. Janko Lumoviq dhe regjisorja Lidija Zelloviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…