Mbrëmë, në Kalanë e Shasit, u hap manifestimi i sivjetmë “Pranvera në Anë të Malit”, i cili tradicionalisht organizohet nga shoqata “Ora”.
Ekspozita e Halida Shllakut, artistes me prejardhje nga Ulqini dhe banim në Sarajevë, ishte në programin
e natës së parë të evenimentit.
Të pranishmit po ashtu kishin mundësi të argëtohen me melosin e këngëve qytetare shkodrane, të performuar nga nxënësit e shkollës artistike “Prenk Jakova”, në mesin e të cilëve ishte edhe këngëtarja nga Ulqini Egzona Salaj.
Manifestimi vazhdon të shtunën, me ditën e sportit, me ç’rast do të mbahen turne në volejboll, shah dhe futboll. Programi i ditës dytë do të përfundojë me piknik dhe muzikë me DJ në ambientin e hapur të Kalasë.