Në Lukavac mbrëmë është nënshkruar marrëveshja për binjakëzim në mes Ulqinit dhe kësaj komune nga Bosnja dhe Hercegovina. Dokumentin e kanë nënshkruar kryetari i komunës Lukavac Xhevad Mujkiq dhe kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti.
“Në këtë mënyrë shprehim dëshirën që mirëkuptim i ndërsjellë në mes qytetarëve të komunave tona mos të intensifikohet vetëm përmes kontaktit të administratave komunale por edhe me lidhjen e shoqatave të qytetarëve, subjekteve ekonomike dhe ndërmarrjeve tjera të këtyre dy komunave, si dhe qytetarëve në përgjithësi” thuhet në Marrëveshjen e nënshkruar.
Kryetari i komunës Lukavac Xhevad Mujkiq ka thënë që i ashtuquajturi “binjakëzim” i Lukavcit dhe Ulqinit ka rëndësi të veçantë sidomos për bashkëpunim ekonomik. “Ne dëshirojmë të përmirësojmë para së gjithash bashkëpunimin ekonomik në fushën e kulturës, sportit dhe degët tjera të cilat këto dy qytete dhe komuna me Marrëveshjen e nënshkruar mund ti zhvillojnë”, tha Mujkiq për Lukavac-x.ba