Në restorantin “Montana” mbrëmë është mbajtur promovimi i librit “Moja istina”(E vërteta ime) e autorit Rexhep Lleshi. Ky është edicioni i librit në gjuhën malazeze, i cili para dy viteve është botuar në gjuhën shqipe.Për këtë vepër voluminoze autobiografike me frymëzim folën Lubomir Kovaçeviq, Mima Bezmareviq, Gjergj Camaj, si dhe vet autori, derisa është lexuar letra e Qazim Nikeziqit.
Botimin e “Moja istina” e kanë mundësuar Komuna e Ulqinit, NP “Qendra kulturore” –Tivar dhe Instituti për hulumtime strategjike dhe zhvillim nga Ulqini.