Mbrëmë në Qendrën kulturore: TEATRI NGA KOTORRI KËNAQI PUBLIKUN

 

Na Kotorskom dvoruShfaqja e njohur e “Teatrit 303” nga Kotorri, komedia “Na kotorskom dvoru”(Në pallatin e Kotorrit), u luajt mbrëmë në Sallën e madhe të Qendrës për kulturë në Ulqin dhe tregoi se ulqinakët i ka marr malli për ofertat kulturore.

Mbi 200 njerëz mbrëmë shikuan dhe me ovacione kanë përshëndetur aktorët e kësaj shfaqje.

Këtë komedi e ka shkruar dhe drejtuar Dragan Buzdovan. “Shfaqja është e ndërthurur me humor dhe pasqyron realitetin dhe paralajmëron të gjithë ato që mund të përmirësojnë realitetin”, tha ai për Portalin Ul-info duke theksuar se për ardhjen e tyre në Ulqin falënderim i veçantë për angazhim i takon drejtorit të Qendrës për kulturë Astrit Salaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…