Mbrëmë në Totosh: ZJARR NË DISA OBJEKTE, ZJARRFIKËSIT INTERVENUAN SHPEJT

KetiNë vendbanimin Totosh në Ulqin mbrëmë pas orës dy përfaqësuesit e Shërbimit të shpëtimit kanë luftuar më shumë se gjysmë ore me zjarrin në objektin ndihmës të materialeve funerale të pronarit Gjon Barlloviq, mëson Portali Ul-info.

Përveç objektit të përmendur u dogj edhe një pjesë e “Shtypshkronjës Garant”, ndërsa e rrezikuar ishte shtëpia e banimit e kësaj familje, si dhe tre shtëpi përreth të cilat ishin pranë objektit që digjej.

“Është shkaktuar dëm i madh material, por arritëm të shpëtojmë shtëpitë e rrezikuara”, thanë nga Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit.

Organet kompetente do të përcaktojnë shkaqet e zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…