Me prezantimin e mbrëmshëm të Beq Cufajt, shkrimtarit kosovar që jeton në Gjermani, përfundoi “Kalimera poetike – Ulqin 2014”, e 22 me radhë.
Gjatë këtij manifestimi treditor, të cilin e organizon Shoqata e artistëve dhe intelektualëve “Art club”, janë mbajtur edhe mbrëmjet me poeten nga Tirana Luljeta Lleshanaku dhe shkrimtarin malazez nga Herceg-Novi Mirash Martinoviq.
Kjo “Kalimera poetike” ishte një nga më mirë të organizuarat. Akoma më shumë ka fituar në vlerë për shkak të vonesës së programit kulturor në “Skenën verore”, i cili më në fund do të fillojë me 9 gusht.