Në Kullën e Ballshajve të mërkurën, në kuadër të manifestimit “Të gjithë për turizëm”, u mbajt tubimi i dedikuar detarisë së Ulqinit.
Për këtë çështje folën botuesi dhe publicisti Gazmend Çitaku dhe drejtuesi i Muzeut të Ulqinit Gazmend Kovaçi, gjersa për pasurinë nënujore foli sipërmarrësi dhe zhytësi profesionist Ibrahim Milla.
Të gjithë ato theksuan historinë e lavdishme detare të këtij qyteti, ndërsa përfundimi i tubimit ishte që në Ulqin është e nevojshme që të themelohet Muzeu i detarisë.
Në këtë tubim ishin të ekspozuara modelet e anijeve të punuara nga Adem Nimanbegu.