Fundjava e parë e gushtit ka mbushur rivierën e Ulqinit. Qindra mysafirë kanë pritur sot me valixhe në Ranë ose në rrugën kryesore të qytetit që dikush të ju ofrojë akomodim.
Dhoma e lirë mund të gjendet vetëm në pjesët e largëta të qytetit ose në periferi. Komunikacioni i rënduar është bërë i papërballueshëm, por të gjithë që fitojnë prej turizmit më në fund janë të kënaqur. Lusin Zotin që kjo gjendje dhe koha e mirë sa më shumë të zgjasë.
Vlerësohet që në Ulqin sot pushojnë mbi 80 mijë mysafirë. Mirëpo, numri i turistëve të regjistruar është tre herë më i vogël.