Vendbanimi nudistik në Adë, i cili punon në kuadër të Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” sot do të mbyll portat e veta, njoftohet Portali Ul-info nga kjo ndërmarrje.
Theksohet që këtë sezon në Adë janë realizuar rezultatet më të mira për 10-12 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Kështu, për shembull, prej 1 majit deri më 10 tetor në objektet e këtij vendbanimi janë regjistruar rreth 33, ndërsa vitin e kaluar 29 mijë fjetje.
Më së shumti mysafirë kishte nga Gjermania, Çekia, Serbia dhe Rusia.
“Jemi të kënaqur me rezultatet e sezonit të sivjetmë, sidomos meqë kemi mbajtur trendin pozitiv rritës. Ada prapë është kthyer në hartën turistike të Europës dhe botës”, thonë nga NHT “Riviera e Ulqinit”.