MD: DY KALLËZIME PËR NDËRTIM PA LEJE

Ndërmarrja publike Të mirat detare ka dorëzuar dy kallëzime, padi, për ndërtim pa leje në bregun e lumit Buna.

“Me vizitën e hapësirës në komunë të Ulqinit, në lokalitetin e bregut të djathtë të lumit Buna, kemi konstatuar punimet e kryera në rikonstruktimin – ndërtimin e objektit pa leje ndërtimi. Në lokalitetin 187, personi Gjakonoviq Cvetko ka prishur objektin e vet ekzistues prej 13.12 m2 dhe ka ndërtuar objektin e ri me P+1 kate, me sipërfaqe rreth 64m2 (32 m2 në themel).

Meqë bëhet fjalë për punime pa leje ndërtimi është e nevojshme që të kryhet kontrolli i hapësirës në kompetencë të Drejtorisë për punë inspektuese, me qëllim vërtetimin e fakteve dhe kthimin e hapësirës në gjendjen e përparshme me procesuimin e lëndës në organet gjyqësore”, thuhet në padinë e parë.Buna ndertim (1)Ndërtim pa leje bëhet edhe në mes të objekteve të shënuara me numër 52 dhe 53 në Evidencën – Katalogun e objekteve në lumin Buna. “Kanë filluar punimet në ndërtimin e objektit të ri, pa leje ndërtimi. Në lokalitetin e përmendur personi NN ka vendosur shtyllat në hapësirë me sipërfaqe prej rreth 60 m2, me qëllim vendosjen e objektit pa leje ndërtimi.

Meqë bëhet fjalë për punime pa leje ndërtimi është e nevojshme që të kryhet kontrolli i hapësirës në kompetencë të Drejtorisë për punë inspektuese, me qëllim vërtetimin e fakteve dhe kthimin e hapësirës në gjendjen e përparshme me procesuimin e lëndës në organet gjyqësore”, thuhet në padinë e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi