MD: PASTRIMI I KACEMES NË PRANVERË

Kacema, KacemePastrimi i marinës Kaceme është i nevojshëm dhe që ai të bëhet në mënyrë cilësore është planifikuar në mars të vitit të kaluar. Për realizim e kësaj pune do të ndahen 30 mijë euro, është lajmëruar nga Portali Ul-info nga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare.

Këtë aksion e kërkuan peshkatarët dhe komuna e Ulqinit, sepse prej ndërtimit, para tre viteve, fundi i saj nuk është pastruar. Për këtë arsye është zvogëluar numri i anijeve që në këtë marinë mund të lidhen.

Nga të Mirat detare është lajmëruar më herët se po punojnë në drejtim që Kacemen ta japin në menaxhim vetëqeverisjes lokale dhe peshkatarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi