Nga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare është njoftuar se prej vitit 2010 deri në vitin 2014 të ardhurat nga qiradhënia e shtëpizave në Bunë ishte 1,5 milion euro.
Sipas evidencës së fundit nga viti 2013, në këtë lokalitet ka 427 shtëpiza. Kur janë evidentuar për herë të parë, në vitin 1997, kishte gati 2,5 herë më pak, gjegjësisht 182.
Nga kjo ndërmarrje për “Pobjeda” është thënë se në komunë të Ulqinit në periudhën prej vitit 2008 e deri në vitin 2013 janë investuar gati 200 mijë euro më shumë seç ishin të ardhurat.
Thuhet po ashtu se me 29 dhjetor të vitit të kaluar Prokurorit themelor shtetëror në Ulqin i janë dorëzuar të dhënat për ndërtim pa leje në komunë të Ulqinit për 43 lëndë (25 në brigjet e Bunës).