MD: QIRAMARRËSIT TË NËNSHKRUAJNË ANEKSIN E KONTRATËS

Det, More, UjiNga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare kanë njoftuar qiramarrësit e plazheve se deri më 10 shkurt duhet të nënshkruajnë aneksin e kontratës për vitin 2015. Siç transmeton Radio Jadran, përdoruesit e të mirave detare të cilët nuk morën lajmërimin për realizimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të planit të objekteve me karakter të përkohshëm në zonën e të mirave detare për periudhën 2013-2015, si dhe ato që e morën, duhet të lajmërohen brenda afatit tetë ditor shërbimit .

“Nëse shfrytëzuesit nuk lajmërohen deri më 10 shkurt, do të vlerësohet se nuk janë të interesuar për përdorim të mëtejshëm të të mirave detare, ndërsa me publikim e këtij njoftimi në faqen e Ndërmarrjes publike dhe në tabelën e shpalljeve, përdoruesit potencial janë informuar në kohë për detyrimet e veta”, thuhet nga të Mirat detare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi