Nga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare për Portalin tonë është njoftuar që në dy ditët e ardhshme përfaqësuesit e këtij institucion dhe Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit në territorin e komunës së Ulqinit do të shpërndajnë posterat e sivjetmë të dedikuara Ditës së bregdetit.
Materiali propagandues do të ndahet në shkollat fillore dhe të mesme të Ulqinit.
Dita mesdhetare e bregdetit, 25 shtatori, shënohet në mënyrë që të ndërgjegjësohet opinioni i gjërë, e sidomos qytetarët që jetojnë në bregdet, por edhe mysafirët, për rëndësinë e bregdetit si resurs më i rëndësishëm, si dhe të tregohet për nevojën e ruajtjes së tij dhe zhvillimit të qëndrueshëm.