Shoqata sportive-rekreative “Belvi” dhe OJQ “Ulqin sport”, nën kujdesin e Komunës së Ulqinit, Federatës së atletikës të Malit të Zi dhe OT Ulqin do të organizojnë Garën e 3 ndërkombëtare “Ulqin 2014” më 10 janar të vitit 2014 me fillim në ora 15 para ndërtesës së Komunës së Ulqinit.
Gara mbahet në konkurrencën e femrave dhe meshkujve dhe atë në disiplinat:
- Pionierët e rinj (2001-2002)
- Pionierët (1999-2000)
- Juniorët e rinj (1997-1998)
- Juniorët (1995-1996)
- Senioret (1994 dhe më të vjetër)
- Seniorët
Në garë janë kyçur dhe klubet e Ulqinit nga sportet tjera dhe në të njëjtën kategori moshe.
Për fituesit janë siguruar kupat, diplomat dhe medaljet, ndërsa për mysafirët tjerë program i rastit.