Me 12 nëntor: KONFERENCË E UNIVERSITETIT ZVICERAN NË ULQIN

BHMS (1)Universiteti BHMS (Bussines & Hotel Management School), me qendër në Luzern të Zvicrës, do të organizojë të dielën, me 12 nëntor, konferencë në Ulqin.

Në këtë eveniment do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Benedict Education Group,pjesë e të cilit është edhe universiteti BHMS, z. Heinrich Meister.

Sipas faqes zyrtare të këtij universiteti, ky institucion arsimor është themeluar në vitin 1928 dhe është një nga universitet më të mëdha private në Zvicër, në të cilin për çdo vit edukohen mbi 15 mijë studentë në kohë të plotë dhe të pjesshme. Përveç një sërë degësh të ndryshme, rreth 900 studentë në vit kanë mundësi të përgatiten edhe për rolet e tyre të ardhshme menaxhuese në industrinë hotelerike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…