Qendra kulturore Ulqin në bashkëpunim me Bashkimin e krijuesve shqiptarë në Mal të Zi organizojnë përurimin e dy librave të autorit të mirënjohur Hajro Ulqinaku “Merre hisen tënde të diellit” – antologji dhe “Ulqini magjepsës”.
Botimin e këtyre veprave e mundësoi Fondi për mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë.
Përurimi do të mbahet me 21 tetor, me fillim në ora 18, në Bibliotekën e Ulqinit.