Me 27 Prill, me fillim në ora 20, në Qendrën për kulturë në Ulqin, artistët muzikor nga Ulqini do të mbajnë koncertin humanitar “Të gjithë Jetën”.
Ato zgjodhën këtë formë që ti bashkëngjiten aksionit të nisur pak kohë më parë, i cili pati jehonë të jashtëzakonshme tek qytetarët e Ulqinit dhe diaspora.
Jetës, vajzës së Husejn dhe Merita Dervishit, në moshën 9 vjeçare iu diagnostikua kanceri në tru. Ajo e kaloi me sukses operacionin e parë, mirëpo pas operacionit të dytë në vitin 2013 dhe komplikimeve që pasuan, ajo mbeti e palëvizshme nga qafa poshtë, ndërsa merr frymë përmes trakeotomisë. Fal angazhimit të njerëzve të mirë, spitali Cereneo në Vitznau të Zvicrës hapi dyert e veta për Jetën, me shpresë dhe bindje që pas mjekimit dhe terapive intensive asaj ndjeshëm do t’i përmirësohet cilësia e jetës.
Iniciues ideor i këtij aksioni ku do të marrin pjesë mbi 15 artistë dhe grupe nga Ulqini është Imi Nimanbegu.