Nga mesi i javës së ardhshme në Prishtinë do të mbahet premiera e shfaqjes “Servantes dhe Dulçinea”, e regjisorit Munib Abazi.
Premiera do të organizohet në kuadër të promovimit të ofertës turistike të Ulqinit për sezonin e ardhshëm që do të bëhet në Panairin e turizmit, udhëtimeve dhe hotelerisë, e i cili do të mbahet prej datës 28 deri më 30 maj.
Në këtë ngjarje kulturore do të ftohen personalitetet e njohura publike dhe kulturore të Kosovës, si dhe Ulqinakët që jetojnë, punojnë apo studiojnë në Prishtinë.