Prej 1 dhjetorit do të hapet faqja e re në historinë e kulturës së Ulqinit. Atë ditë grupi i profesionistëve, entuziastëve dhe dashamirësve të kulturës do të zyrtarizojnë formimin e teatrit “Teuta”.
Në krye të këtij grupi, i cili në fund të muajit të kaluar është regjistruar si organizatë joqeveritare, do të jetë regjisori i një sërë shfaqjeve teatrale të suksesshme dhe drejtori artistik i SHKA “Zana” Munib Abazi.
Më shumë informata për punën e këtij grupi dhe qëllimeve të tija Abazi dhe bashkëpunëtorët e tij do t’i shpalosin në konferencën për shtyp do të organizohet të mërkurën në Qendrën për kulturë në Ulqin.