Policia Komunale në Ulqin përkohësisht ndaloj fillimin e punimeve në Mandreq në Ranë, të cilat i financon Ndërmarrja Publike për Administrimin e të Mirave Detare, shkruan “Dan”.
Shefi i Policisë Komunale Milazim Mustafa tha për këtë gazetë se punimet janë ndërprerë për shkak të mbushjes së detit, si dhe të terrenit me material joadekuat.
“Në këtë lokalitet u hodh dheu dhe guri i imët. Ne u njoftuam se mbushja e terrenit duhet të bëhet vetëm me gurë. Në ndërkohë kjo çështje u zgjidh, kështu që punimet do të vazhdojnë”, tha Mustafa.
Në tabelë e vendosur shkruan se në atë vend është paraparë ndërtimi i vendnxjerrjes së barkave, ndërsa punimet do të përfundojnë në mesin e qershorit.