Me distancë fizike: Në Plazhin e Madh mund të qendrojnë 120.000 njerëz!

 

Velika PlazaRiviera e Ulqinit është njëra prej më të bukurave në Adriatik, po edhe në Mesdhe. Plazhet tona janë të veçantë dhe shërues, me rërë dhe me gurë. Vetëm Plazhi i Madh ka një gjatësi prej 12 km. dhe një gjerësi mesatare prej 50 m. që do të thotë se sipërfaqja e përgjithshme është 600000 metra katrorë!

Epidemiologët rekomandojnë që gjatë qëndrimit nē plazh ose pishina, duhet të keni parasysh që të mbani distancë njëri prej tjetrit së paku dy metra.

Nëse llogarisim, se sipas standardeve të reja, çdo mysafiri i duhen pesë metra katrorë, atëherë i bie që në çdo moment, në Plazhin e Madh mund të qëndrojnë 120000 mysafirë.

Mund të shtojmë, se edhe 10000 mund të pushojnë nē Plazhin e Vogël, në Valdanos, nē Adë, në Pyllin e Pishave në Krruç…

Kjo gjithsesi duhet të jetë përparësi strategjike e Ulqinit për këtē dhe sezonin e ardhshëm turistik, natyrisht, krahas mikpritjes, shërbimit të mirë dhe çmimeve tē volitshme, ndërkaq, që siguria dhe pastërtia të jenë prioritete për çdo turist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…