Banorët e Ulqinit mburren për cilësinë e vojit të tyre të ullinit. Historikisht ka qenë një markë tregtare e këtij qyteti, por për fat të keq, është fakt që vojrat e importuar me kualitet të dyshimët nga supermarketet shpesh shërbehen në restorantet e Ulqinit.
Megjithatë, duket se ka një rritje të ndërgjegjësimit se mysafirëve duhet t’u shërbehet vetëm voji vendas me cilësi të lartë, veçanërisht pasi kjo është gjithnjë e më shumë kërkesë e mysafirëve. Është bërë pothuajse një rregull që konsumatorët e arsimuar mirë zgjedhin restorante që kanë vojra premium. Sepse kështu zhvillohet kultura e vojit të ullinit dhe tregon një kuptim të vlerës së vojrave të ullinit ekstra të virgjër me cilësi të lartë që mund të japin kënaqësi dhe shëndet.
Dhe ashtu siç supa pa kripë është e keqe, peshku, sallata, perimet dhe ushqimet e tjera pa vojin e ullinit janë edhe më të keq. Kuzhina e Ulqinit nuk mund të imagjinohet pa vojin e ullinit dhe vlerat e tij ushqyese.
Sipas kultivuesit të ri të ullinit dhe menaxherit të ushqimit, Shukri Bakalli, mysafirëve u ofrohet komunikim dypalësh në lokalin e tyre. “Viji mbërrin i pari në tavolinë. Kamarieri derdh dy pika voji nga secila shishe me hidhësi, pikante dhe shije frutash të ndryshme në anën e majtë dhe të djathtë të një cope buke dhe i kërkon mysafirit të provojë dhe të tregojë se me cilin nga këto vojra do ta spërkasë gjithçka dhe – kaq! Këtu hyni në botën e shijeve individuale, por në të njëjtën kohë mbillen edhe farat e dijes. Të gjithë mund ta kuptojnë se ndryshimi i vojit ndryshon edhe pjatën, domethënë se çdo pjatë ka vojin e vet”, thekson ai.

Bakalli është i bindur se restorantet e mirë dhe institucionet e tjera të shërbimit të ushqimit në Ulqin do të kenë një menu me vojra përveç listës së verërave në të ardhmen. Çdo pronar restoranti do të bëjë një përzgjedhje të vojrave të Ulqinit që janë në dispozicion të mysafirëve për degustacion në atë objekt. Sigurisht që ka edhe një staf restoranti që do t’i ndihmojë mysafirët të zgjedhin vojin. Gjithashtu do të jetë e mundur të blihet voji që u pëlqeu më shumë.
Ulqini, me mbi 130,000 pemë ullini nga zona të ndryshme gjeografike, pra kushte të veçanta mikroklimatike dhe përbërje toke, mund të ofrojë vojra me cilësi të ndryshme.
Prezantimi i hartës së vajit rrit cilësinë e ofertës dhe imazhin e Ulqinit si destinacion turistik, inkurajon diversifikimin e prodhimit, rrit shitjen e ullinjve dhe vojit të ullinit, promovon produktet vendase… Gjithçka që nevojitet për ta bërë Ulqinin një destinacion të vërtetë gastronomik.
Ky tekst u krijua në kuadër të projektit “Kultura e kuzhinës: të gjitha shijet e Ulqinit”, i cili financohet nga Ministria e Kulturës dhe Medias, nga Fondi për Nxitje të Pluralizmit dhe Diversitetit të Medias. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e vetme e OJQ-së “Ul info” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë.









