Me ftesë të Shoqatës shqiptaro-amerikane “Ana e Malit” kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka do të udhëtojë nesër në vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mëson Portali UL-info.
Kryetari i komunës së Ulqinit me emigrantët nga Ulqini do të bisedojë për mundësit e investimit në këtë komunë. Sidomos do të ju prezantojë projektin e rinovimit të shkollës fillore në fshatin Sukubinë, gjegjësisht nga zona ku janë shumica e anëtarëve të kësaj shoqate.
Gjeka me këtë rast do të jetë i pranishëm në manifestimin e festimit të festës kombëtare shqiptare, Ditën e flamurit, e cila festohet me 28 nëntor.
Ftesën për të vizituar SHBA-në e mori edhe kryetari i Këshillit kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi Genci Nimanbegu, por ai për shkak të obligimeve të marra më herët nuk do të udhëtojë në Njujork.